Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka larguar mbeturinat e hedhura në rrugën “Ali Vitia”, në lagjen Kalabria të Prishtinës. Përmes një njoftimi, kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbetje në hapësira publike. Madje, duke paralajmëruar se veprime të tilla dënohen nga Inspektorati i Komunës.
“Kujdes qytetarë, mos hidhni mbeturina në hapësira publike, sepse do të gjobiteni me 500 euro nga Inspektorati i Komunës” , thuhet në njoftimin e KRM “Pastrimi”.
Burimi:
Bota Sot
