Talenti kosovar vazhdon shkëlqimin në Danimarkë, Hyseni protagonist

0%

Sulmuesi me origjinë nga Kosova, Olti Hyseni, ka vazhduar formën e mirë me Brøndbyn. Anësori i majtë ishte protagonist në fitoren 3-2 ndaj SonderjyskE, duke realizuar një nga golat e skuadrës vendase. Hyseni përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë dhe, pas asistimit të Fenger në minutën 45+1’, e dërgoi topin në rrjetë me qetësi. Ky ishte goli i dytë i 19-vjeçarit për Brøndbyn.

Hyseni aktualisht luan për grupmoshat e Danimarkës, por për shkak të prejardhjes së tij nga Kosova, ai mbetet i disponueshëm për të përfaqësuar edhe Dardanët në të ardhmen. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com