Tre persona humbën jetën pasi një helikopter u rrëzua pak çaste pas ngritjes në ishullin grek të Sifnos. Piloti dhe dy pasagjerët ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa helikopteri u përfshi nga flakët pas përplasjes në një shpat të thatë. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, raporton Reuters, transmeton Sinjali.
Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë një top të madh flakësh dhe një kolonë të dendur tymi të zi në zonën ku ndodhi rrëzimi. Ngjarja ka ndodhur të hënën dhe po hetohet nga autoritetet greke. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
