Një nga sagat më të gjata të merkatos është pranë fundit. Rodrigo Hernández, 30 vjeç, udhëton sot drejt Barcelonës për të finalizuar transferimin te klubi katalanas. Prej javësh ishte përfolur rikthimi i mesfushorit në Spanjë, ndërsa fillimisht Real Madridi shihej si destinacioni më i mundshëm.
Megjithatë, marrëveshja në Madrid nuk u konkretizua dhe Barcelona hyri fuqishëm në garë, duke bindur Rodrin për të zgjedhur “Camp Nou”. Largimi i tij i jep Manchester Cityt një problem të madh për të zgjidhur në mesfushë. Klubi anglez po punon për afrimin e Ayyoub Bouaddit, 18-vjeçarin e Lille, për të cilin pritet të paguajë rreth 100 milionë euro.
City gjithashtu vijon interesimin për Enzo Fernández, ndërsa në mesfushë ka humbur edhe Bernardo Silvën dhe pritet të arkëtojë të ardhura nga largimi i Reijnders.
