Liverpooli “rrëmben” supertalentin e PSG-së, Mbaye refuzon

0%

Liverpooli është shumë pranë transferimit të talentit të Paris Saint-Germainit, Ibrahim Mbaye, pasi klubi anglez ka arritur marrëveshje me 18-vjeçarin për kushtet personale, raporton gazetari Fabrice Hawkins. Mbaye ka zgjedhur “Të Kuqtë” mes interesimit të disa klubeve, duke i dhënë përparësi Liverpoolit për të ardhmen e tij.

Sipas raportimeve, ai ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me gjigantin anglez. Në garën për shërbimet e tij ishte edhe Bayer Leverkuseni, por Mbaye nuk e ka pranuar mundësinë e transferimit në Gjermani. Liverpooli prej kohësh po e ndjek anësorin francez dhe e sheh atë si një investim për repartin ofensiv.

Në të njëjtën kohë, klubi anglez po punon edhe për transferimin e Bradley Barcolas, një tjetër anësor i PSG-së. Mbaye është ende nën kontratë me kampionët francezë deri në vitin 2028, ndaj Liverpooli duhet të negociojë me PSG-në për ta finalizuar transferimin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com