Nëse ish-i juaj shfaqet papritur këtë muaj, fajin e ka kjo teori e

0%

Nëse keni kaluar qoftë edhe disa minuta në TikTok kohët e fundit, me siguri keni hasur në “Teorinë e Gushtit”, trendin e ri viral që pretendon se gushti është muaji kur marrëdhëniet testohen, evoluojnë ose përfundojnë. Sipas kësaj teorie, fundi i verës funksionon si një lloj pikë kthese romantike.

Lidhjet e verës, situatat e paqarta dhe marrëdhëniet që kanë qëndruar pezull për muaj të tërë duket se përballen me të njëjtën pyetje: “Po ne, çfarë jemi?” Dhe përgjigjja, sipas TikTok-ut, duhet të vijë pikërisht tani. Gushti është muaji i ribashkimeve Një nga elementët më të përfolur të Teorisë së Gushtit është rikthimi i njerëzve nga e kaluara.

Ish-partnerët, “situationship”-et dhe ato lidhjet e verës që u ndërprenë pa një fund të qartë mund të shfaqen sërish. Një mesazh i papritur, një “si je?” pas shumë kohësh ose një takim rastësor mund të mjaftojë për të rihapur një histori që mendoje se kishte përfunduar. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se çdo ribashkim do të përfundojë me një fund të lumtur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndonjëherë rikthimi shërben thjesht për të kuptuar pse u ndatë në radhë të parë. Lidhjet e verës po përballen me realitetin Romancat e verës janë të bukura pikërisht sepse duket sikur nuk kanë rregulla. Pushime, net të gjata, det, kokteje dhe shumë më pak përgjegjësi.

Por pastaj vjen gushti dhe pyetja bëhet e pashmangshme: “Çfarë ndodh kur mbarojnë pushimet?” Sipas Teorisë së Gushtit, ky është momenti kur një lidhje verore duhet të tregojë nëse mund të funksionojë edhe jashtë atmosferës së pushimeve. Nëse ekziston diçka më shumë se kimia e verës, mund të vijë hapi drejt një marrëdhënieje më serioze.

Në të kundërt, disa histori thjesht do të mbeten një kujtim i bukur i verës. Është edhe një muaj për të kuptuar çfarë doni Fundja, Teoria e Gushtit nuk lidhet vetëm me çiftet. Mund të jetë një moment i mirë për të pyetur veten: Çfarë dua realisht nga kjo marrëdhënie?

Nëse jeni prej muajsh në një situatë të paqartë, nëse prisni që dikush të bëjë hapin e parë apo nëse nuk jeni të sigurt nëse duhet të vazhdoni, gushti mund të jetë një shtysë për të folur hapur. Sepse ndonjëherë nuk është gushti ai që ndryshon marrëdhënien. Është thjesht momenti kur ju vendosni të mos e lini më pezull. Po, por a është e vërtetë? Jo tamam.

Nuk ka prova shkencore që gushti ka ndonjë ndikim të veçantë mbi marrëdhëniet romantike. “Teoria e Gushtit” është më shumë një trend i rrjeteve sociale sesa një fenomen psikologjik i provuar. Megjithatë, ideja ka njëfarë logjike: fundi i verës sjell ndryshim rutine, kthimin në përditshmëri dhe më shumë kohë për reflektim. Pra, ndoshta gushti nuk parashikon të ardhmen e dashurisë suaj.

Por mund t’ju bëjë të kuptoni nëse ajo që keni ia vlen të vazhdojë, duhet të bëhet serioze apo thjesht duhet lënë pas bashkë me verën.

Burimi: Bota Sot