Një grua në Kentucky të SHBA-së u zgjua me një mysafir të pazakontë, pasi një ari kishte hyrë gjatë natës në shtëpinë e saj dhe kishte ngrënë pulën e mbetur nga KFC. Kendra North nga Harlan County tregoi se ajo dhe partneri i saj kishin lënë derën e shtëpisë hapur për të ajrosur ambientin, por më pas shkuan të flinin dhe harruan ta mbyllnin.
Në mëngjes, pas një telefonate nga motra e saj që kishte parë një ari pranë shtëpisë, North kontrolloi banesën dhe kuptoi se kafsha kishte hyrë brenda. Ariu nuk humbi kohë – shkoi direkt te ushqimi dhe konsumoi mbetjet e pulës së skuqur të KFC-së. Gjatë “darkës”, ai dëmtoi edhe një tavolinë prej xhami. Megjithatë, ajo që e shqetësoi më shumë North ishte humbja e ushqimit.
“Jam pak e trishtuar për KFC-në time”, tha ajo për WDKY-TV. Ngjarja ka shkaktuar humor në rrjetet sociale, por autoritetet paralajmërojnë se afrimi me arinj të egër mund të jetë shumë i rrezikshëm. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
