Hayden Panettiere dukej e lumtur dhe e buzëqeshur në intervistën e

0%

Hayden Panettiere u shfaq për herë të fundit publikisht në një intervistë në maj, vetëm disa muaj para se të ndërronte jetë në moshën 36-vjeçare. Në pamjet e fundit, aktorja dukej e buzëqeshur dhe në humor të mirë, ndërsa po promovonte autobiografinë e saj “This Is Me: A Reckoning”.

Gjatë intervistës, u pyet për disa nga rrëfimet më të bujshme në librin e saj, përfshirë një incident të pretenduar në moshën 18-vjeçare dhe një eksperiencë me kërpudha psikedelike gjatë xhirimeve të “Scream 4”. Hayden Dalja e saj e fundit publike ishte më 26 maj, kur mori pjesë në një aktivitet për firmosjen e librit në Los Angeles.

Më vonë, ajo anuloi një pjesëmarrje në një konventë për fansat për shkak të një çështjeje familjare dhe shëndetit të një të afërmi të moshuar. Panettiere u bë e famshme që në moshë të re, fillimisht me role në filma dhe seriale, gjersa famën e madhe e arriti me serialin “Heroes” dhe më pas me “Nashville”, ku interpretoi këngëtaren Juliette Barnes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hayden Ajo mori edhe dy nominime për Golden Globe për rolin në këtë serial. Policia e Greenville, në Karolinën e Jugut, konfirmoi se më 16 gusht iu përgjigj një telefonate për një grua pa ndjenja në një apartament. Hayden Hayden u shpall e vdekur në vendngjarje.

Hetimi paraprak nuk ka treguar shenja të ndonjë veprimi kriminal apo rrethanash të dyshimta, ndonëse shkaku i vdekjes ende nuk është bërë publik.

Burimi: Telegrafi