Alarm për fruthin në Kosovë: 137 raste të konfirmuara, 25 vetëm në

0%

Fruthi po përhapet në disa komuna të Kosovës, me 25 raste të reja të konfirmuara vetëm gjatë javës së fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më , në vend janë regjistruar gjithsej 137 raste të konfirmuara me fruth .

Prishtina prin me numrin më të lartë të rasteve, ku janë konfirmuar 47 raste , ndërsa pas saj renditet Fushë-Kosova me 34 raste . Ferizaj ka 12 raste, Obiliqi 8, ndërsa Kaçaniku dhe Lipjani nga 7 raste. Raste janë regjistruar edhe në Skenderaj, Vushtrri e Drenas nga tri, si dhe në Gjilan, Shtime, Shtërpcë e Deçan nga dy raste.

Nga një rast janë raportuar në Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë, Podujevë dhe Viti. Përballë rritjes së rasteve, ekipet e vaksinimit kanë intensifikuar aktivitetet në komunat më të prekura. Vetëm gjatë javës së fundit, 276 fëmijë që kishin mbetur prapa me vaksinimin sipas kalendarit të rregullt janë vaksinuar me MMR në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri dhe Skenderaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

IKShPK u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurohen që ata të marrin vaksinat sipas kalendarit të rregullt në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Instituti gjithashtu ka kërkuar që personat që shfaqin simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje të lëkurës, kollë, rrufë apo konjuktivit , të paraqiten menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.

Sipas IKShPK-së, duke pasur parasysh shkallën e lartë të infektueshmërisë dhe komplikimet që mund të shkaktojë fruthi, vaksinimi mbetet masa kryesore për parandalimin e sëmundjes dhe pengimin e përhapjes së saj në komunitet . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com