Jo dy, por 10 mijë vezë u përdorën për përgatitjen e një omëlete gjigante në Malmedy të Belgjikës, gjatë festivalit tradicional të omëletës. Vullnetarët thyen, rrahën dhe hodhën mijëra vezët në një tigan rreth katër metra të gjerë , të vendosur mbi zjarr të hapur. Përveç vezëve, omëletës iu shtuan proshutë, barishte dhe erëza.
Gatimi u përzie me mjete të gjata, ndërsa më pas omëleta u nda në porcione dhe iu shërbye banorëve dhe turistëve. Festivali, i mbajtur më 15 gusht, shënoi edicionin e 30-të , duke vazhduar një traditë që nisi në vitin 1996. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
