E zgjodhi vetë Kardinale, Milani bën gati 45 milionë euro për një të

0%

Milani i ka befasuar të gjithë me një lëvizje të merkatos që nuk e priste askush. Sipas mediave italiane, belgu Diego Moreira do t’u bashkohet së shpejti kuqezinjve, pasi është arritur akordi me futbollistin dhe klubin e Strasburgut që zotëron kartonin e tij.

“Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se Moreira, një emër thuajse i panjohur për publikun e gjerë, vlerësohet si talent me potencial për të ardhmen, për të cilin ka insistuar vetë Xherri Kardinale, i cili e sheh si një emër i cili mund të bëjë mirë dhe mund të jetë pjesë e një cikli fitues.

Ai mund të luajë në krahun e djathtë apo pas sulmuesit, duke e bërë emrin perfekt për ta rreshtuar përkrah Ramos e Pulishiç. Amorim ka dhënë pëlqimin e tij, ashtu si edhe drejtuesit e departamentit sportiv të Milanit. Por mbi të gjitha ka rënduar fjala e Kardinales, i cili mendon se Milani duhet të investojë në lojtarë të tillë, të cilët pas disa vitesh do të vlerësohen shumë më tepër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Problemi i vetëm është se djaloshi nuk shënon shumë, vetëm 4 gola në kampionatin francez në edicionin e kaluar. Një bast i mirëfilltë për Milanin, që duhet të tregojë se nuk po bën gafën e radhës në merkato.

Burimi: Bota Sot