Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet Sh. R., i dyshuar për veprën penale “sulm seksual”. Ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se më datë , rreth orës , në rrugën Ferizaj – Gjilan, i pandehuri për qëllime seksuale e ka prekur të dëmtuarën e mitur të moshës përreth 14 vjeçare, derisa kishin qenë në veturë.
“E dëmtuara e kishte thirrur të pandehurin me veturë për ta marrë në Ferizaj se kishte qenë te një shoqe e saj për një vizitë dhe rreth orës , posa kishte hipur në veturën e të pandehurit i njëjti e kishte prekur në pjesë intime, pasi që paraprakisht kishte komunikuar përmes rrjetit social “Snapchat” dhe i kishte thënë “je rrit je bo bukuroshe, duhesh me shku për mis, për fotomodele” e pastaj duke përdor edhe fjalë më banale, e më pas i kishte thënë a po donë birra, a shkojmë me një hotel apo diskotekë se kokshe vesh me fund të shkurt duke vazhduar me fjalë të tjera…., e kur kishte parë një rrezik të tillë e dëmtuara kishte kërkuar nga i pandehuri që të ndalet në “H.
P.” kinse për të shkuar në tualet dhe posa kishte hyr brenda në tualet kishte filluar të qaj me zë të lartë dhe kishte arritur të lajmëroj policinë ku edhe i njëjti është arrestuar dhe kishte arritur ti shpëtojë edhe ndonjë sulmi edhe më të rëndë, ku nga veprimet e të pandehurit e dëmtuara kishte pësuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj ku edhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe posedon edhe raporte mjekësore të lëshuara nga Spitali i Përgjithshëm – Qendra Emergjente në Ferizaj”- thuhet në njoftim.
Tutje thuhet Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.
