23 të vdekur nga cikloni tropikal në Filipine

0%

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën në Filipine si pasojë e cikloneve tropikale Luis dhe Maymay, të shoqëruara me reshje të dendura musonike që kanë goditur vendin. Sipas Agjencisë Filipinase të Lajmeve (PNA), zyrtari i Zyrës së Mbrojtjes Civile, Diego Mariano, bëri të ditur se situata vijon të jetë problematike në disa zona të vendit.

Më shumë se 24 mijë persona janë evakuuar dhe aktualisht strehohen në 523 qendra evakuimi, ndërsa mbi 5 milionë njerëz janë prekur nga fenomenet ekstreme të motit. Bilanci i viktimave është 23 të vdekur dhe 17 të plagosur, ndërsa një person rezulton ende i zhdukur.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe përpjekjet për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga ciklonet dhe reshjet e dendura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot