I dërguari i Trumpit u takua me Netanyahun, ende s’u morën vesh për

0%

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Jared Kushner, u takua të hënën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem, në përpjekje për të çuar përpara planin amerikan për paqe në Gaza. Takimi, i cili zgjati disa orë, përfundoi pa një marrëveshje përfundimtare.

Sipas Reuters, nuk pati ndonjë përparim të rëndësishëm, ndërsa mosmarrëveshja kryesore mbetet çështja e çarmatimit të Hamasit dhe tërheqjes së trupave izraelite nga Gaza. Kushner zhvilloi takimin me Netanyahun një ditë pasi ishte takuar në Egjipt me përfaqësues të Hamasit, në një përpjekje për të zhbllokuar planin 15-pikësh të mbështetur nga SHBA-ja.

Plani parasheh çarmatimin e Hamasit, tërheqjen graduale të forcave izraelite nga Gaza, si dhe rindërtimin e territorit nën një administratë civile palestineze. Hamasi ka shprehur gatishmëri për ta zbatuar planin, por Izraeli këmbëngul që grupi palestinez të çarmatoset plotësisht para tërheqjes së trupave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas takimit, një zyrtar i Bordit të Paqes të Trumpit e përshkroi bisedën si “shumë produktive” dhe tha se ishte arritur pajtim për një rrugë përpara për Gazën. Megjithatë, raportimet e Reuters dhe AP tregojnë se çështjet kryesore që kanë bllokuar planin ende nuk janë zgjidhur.

Në takim morën pjesë edhe i dërguari i Bordit të Paqes, Nickolay Mladenov, dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair. Palët kanë rënë dakord të krijojnë grupe pune për çarmatimin dhe çështjet e shëndetësisë publike në Gaza. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com