Ronaldo iu bashkua “shakasë kosovare” për dasmat: “Ma mirë me ato

0%

Në Kosovë prej vitesh qarkullon një shaka për paratë që shpenzohen në dasma, ndërsa tash edhe Cristiano Ronaldo është bërë pjesë e kësaj “tradite” në rrjetet sociale. Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë zgjedhur një ceremoni të vogël dhe private për martesën e tyre, në shtëpinë e tyre në Cascais të Portugalisë. Në ceremoninë familjare kanë qenë të pranishëm edhe pesë fëmijët e çiftit.

Fotografia familjare pas ceremonisë është shpërndarë edhe në rrjetet sociale, ku kosovarët nuk kanë vonuar ta lidhin me shakanë e famshme për shpenzimet e dasmave. Në një version humoristik të fotos, shkruhet: “Ma mirë me ato pare shkoj n’deti dikun.” Në fund të fundit, Ronaldo nuk është se ka ndonjë hall me buxhetin e dasmës.

Por, në vend të një ahengu të madh me qindra të ftuar, çifti duket se ka zgjedhur diçka shumë më të thjeshtë dhe intime. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com