João Cancelo ka bërë një sakrificë financiare për të realizuar rikthimin e tij te Barcelona. Mbrojtësi portugez ka ndërprerë kontratën me Al-Hilal dhe sot ka mbërritur në Barcelonë, ku pritet të finalizojë rikthimin te klubi katalunas. Cancelo ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga një pjesë e pagës për ta bërë të mundur marrëveshjen. “Jam shumë i lumtur dhe shumë i kënaqur që jam këtu.
Jam aty ku dua të jem”, deklaroi Cancelo pas mbërritjes në Barcelonë. Ai zbuloi se kishte qenë i vendosur të rikthehej te Barça, pavarësisht alternativës për të qëndruar edhe një vit te Al-Hilal. “I thashë Decos se ose do të vija këtu, ose do të qëndroja një vit atje pa luajtur, duke vazhduar të paguhesha”, tha portugezi.
Cancelo konfirmoi se vendimi për t’u rikthyer në Kataloni i kushtoi edhe financiarisht. “Hoqa dorë nga një pjesë e pagës, por ishte ose të nënshkruaja për Barçën, ose asgjë”, u shpreh ai. Mbrojtësi, i cili po nis aventurën e tretë me Barcelonën, tha se synimi i tij është të ndihmojë skuadrën të luftojë për trofe. “Është një klub shumë i veçantë.
Jam këtu për të ndihmuar dhe shpresoj të fitojmë shumë tituj. Po ndërtojmë një ekip të madh”, shtoi Cancelo. Ndërkohë, Barcelona po realizon edhe një tjetër lëvizje të madhe në merkato. Klubi katalunas ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e Rodrit, në një operacion që raportohet se kap vlerën e rreth 76.5 milionë eurove. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
