Hayden Panettiere ishte e fejuar me Vladimir Klitschkon, por për

0%

Hayden Panettiere, aktorja amerikane 36-vjeçare, kishte kaluar për vite me radhë probleme të rënda me varësinë dhe shëndetin mendor. Mediat amerikane kanë raportuar se autoritetet po shqyrtonin mundësinë e mbidozës dhe arrestit kardiak si pjesë e rrethanave të vdekjes së saj. Panettiere kishte treguar më herët se lufta me alkoolin dhe opioidët kishte nisur që në moshë të re.

Vladimir dhe Hayden Ajo kishte rrëfyer se kur ishte vetëm 15 vjeçe, disa persona nga ekipi i saj i jepnin pilula për t’i rritur energjinë gjatë daljeve publike. Jeta e saj u bë edhe më e vështirë pas lindjes së vajzës së saj, Kaya Evdokia, të cilën e pati me ish-kampionin ukrainas të boksit, Vladimir Klitschko. Çifti u njoh në vitin 2008, u ndanë për një periudhë dhe më pas u ribashkuan.

Në vitin 2013 u fejuan, ndërsa në vitin 2014 u bënë prindër.Pas lindjes së vajzës, Hayden vuajti nga depresioni i rëndë pas lindjes dhe u rikthye te alkooli dhe opioidët për të përballuar gjendjen e saj emocionale. Me kalimin e kohës, problemet e saj u përkeqësuan.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vitin 2018, pas ndarjes nga Klitschko, mori një nga vendimet më të dhimbshme të jetës së saj: ia la kujdestarinë e vajzës babait të saj, në mënyrë që Kaya të kishte një jetë më të qëndrueshme derisa Hayden fokusohej në trajtimin dhe rikuperimin. Vajza shkoi të jetonte me babanë në Ukrainë.

Panettiere e ka përshkruar këtë si një nga vendimet më të vështira që kishte marrë ndonjëherë, por tha se e bëri sepse mendonte se ishte më e mira për vajzën e saj.

Burimi: Telegrafi