Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Surkish të Podujevës. Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës , kur një drejtues i një automjeti me targa të huaja, dyshohet se si pasojë e pakujdesisë, është përplasur me një veturë tjetër që drejtohej nga një shtetas kosovar.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit me targa të huaja dhe pasagjeri që ndodhej në të kanë humbur jetën, viktimat vëllezër. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, pasi ka marrë trajtim mjekësor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Indeksonline ka siguruar pamjet e mometit tragjik.
