Ervis Gjoshi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i komanduar i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH). Ai vjen në këtë detyrë pas dorëheqjes së paraqitur disa ditë më parë nga Arben Cara. Drejtori i ri u prezantua zyrtarisht nga Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili vlerësoi përvojën e gjatë të Gjoshit në strukturat e Policisë së Shtetit.
Përpara këtij emërimi, Ervis Gjoshi ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Komisariatin e Policisë në Dibër.
