Seminari 44-të për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka nisur të hënën më në Prishtinë. Seminari i sivjetëm ka mbledhur mbi 100- studiues e studentë nga vendet të ndryshme të botës. Në ceremoninë e hapjes ne Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, morën pjesë zyrë të lartë shtetëror, diplomatë e drejtues të institucioneve shkencore e kulturore.
Seminari është ngjarja më e rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare për albanologjinë, u tha në hapje të këtij aktiviteti. Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së Presidentes tha gjatë fjalës së saj se prej më shumë se 50-vjetësh rreth këtij seminari janë mbledhur njerëz që kanë punuar për shqipen në universitete e qendra albanologjike brenda dhe jashtë vendit.
“Këtu janë formuar studentë, janë mbledhur të folme e materiale nga terreni, janë hapur arkiva e janë studime dhe janë përkthyer vepra që e kanë quar letërsinë shqipe te lexues të tjerë”- tha ajo. Ndërsa, Hajrulla Çeku, ministër në detyrës i Arsimit dhe Shkencës, u shpreh se seminari i shqipes është më shumë se e një varg ligjëratash dhe sesionesh shkencore.
“Seminari paraqet një hapësirë të përbashkët të kujtesës dhe rishikim të kërkimeve shkencore”- tha Çeku. Tryeza për Rugovën dhe simbolin e seminarit Programi i Seminarit të sivjetëm do të përfshijë kurse intensive të mësimit të shqipes, ligjërata nga fusha e gjuhësisë dhe letërsisë shqiptare e fusha tjera të albanologjisë.
Në fokus të edicionit të sivjetëm do të jetë diaspora e vjetër shqiptare, në Bullgari dhe Zarës në Kroaci. Por, edhe të zhvillimeve që po përjeton albanologjia në epokën e digjitalizimit.
Arben Hajrullahu, rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, tha gjatë fjalës së tij, se në edicionin e 44-të të Seminarit rëndësi e veçantë do t’i kushtohet 20-vjetorit të vdekjes së ish- kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova, deri sa siç tha ai do të ketë diskutime edhe për Hyjneshën në Fron, njërës nga gjetjet më të vjetra arkeologjike që është edhe simbol i përvitshëm i Seminarit.
“Por, tema qendrore gjuhësore e kulturore do të jetë 300 vjetori i arbëreshëve në Zarë të Kroacisë, bashkë me folësit fundit të shqipes në Mandricë të Bullgarisë”- tha rektori Hajrullahu.
Mark Marku, dekan i Fakulteti Histori- Filologji në Tiranë u shpreh gjatë fjalës së tij se seminari është shndërruar në një institucion që prodhon një hapësirë dialogu mes botës shqiptare, po edhe më gjerë. “Seminari ka bërë botën shqiptare të komunikueshme atëherë kur ishte e pa komunikueshme dhe mbi të gjitha e ka vendosur në kontakt me botën”- ta Marku.
Kurse, Lindita Sejdiu, drejtoreshë e Seminarit u shpreh se seminari është koncepti më i fortë i ndërkombëtarizimit të shqipes në botë. “Është prezantimi më me vlerë i studimeve albanistike i vështruar nga një kënd i përgjithshëm global”- tha Sejdiu. Seminari i 44-të u hap me një koncert të shkurtë të grupit “Okarina” nën drejtimin e Elikonë Hysajt.
Gjatë kësaj ceremonia me dy pika muzikore u prezantua edhe sopranoja Elona Sadiku. Seminari do t’ i vazhdojë punimet deri më , me mbajtjen e tryezave e referime shkencore, ligjërata, sesioneve, aktivitete kulturore e vizita nëpër Kosovë. Pamje nga Hapja e Seminarit të 44-të të shqipes. Foto: Presidenca e Kosovës.
Mbi pesë dekada histori Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974, në Fakultetin e Filologjisë, atëkohë Fakulteti Filozofik, të Universitetit të Prishtinës.
Që nga themelimi, ai është konceptuar si një hapësirë për studentë dhe studiues që merren me problemet e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë në përgjithësi. Veprimtaria e Seminarit u ndërpre në vitin 1991 nga organet serbe.
Në vitet 1995 dhe 1996, sesionet e Seminarit u mbajtën në Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2000, Seminari u rikthye në Prishtinë. Sesionet e 19-ta dhe 20-ta, të mbajtura në vitet 2000 dhe 2001, u organizuan në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Nga ajo periudhë seminari Organizohet nga Fakulteti Filologjik në bashkërganizim me Fakultetin Histori- Filologji të Universitetit të Tiranës. Aktiviteti i Seminarit u ndërpre edhe në vitin 2020, për shkak të pandemisë COVID-19. Megjithatë, ai vazhdoi veprimtarinë dhe tashmë ka arritur në edicionin e 44-t.
