Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj I.M., i arrestuar gjatë një operacioni policor të zhvilluar të dielën në Zveçan. Sipas Prokurorisë Speciale, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.
Pas arrestimit, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Në kuadër të operacionit janë realizuar edhe veprime të tjera hetimore, ndërsa Prokuroria ka bërë publike pamje zyrtare nga aksioni dhe arrestimi i personit të dyshuar.
Për masën ndaj të arrestuarit do të vendosë Gjykata Themelore në Prishtinë “Trazirat e majit” i kushtojnë lirinë: Arrestohet në Zveçan i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
