Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar me një shkrim të gjatë ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, duke hedhur akuza të rënda ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si dhe figurave të tyre politike.
Dosti pretendon se këto parti dhe liderët e tyre, sipas tij, për vite me radhë kanë përdorur luftën dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si simbol politik, ndërsa akuzon ish-pushtetarët për keqpërdorim dhe pasurim.
Në shkrimin e publikuar, ai përmend drejtues të PDK-së dhe AAK-së, përfshirë Bedri Hamzën e Ramush Haradinajn, duke i akuzuar se nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe se nuk janë pajtuar me rolin e opozitës.
“Janë keta PDK-AAK dhe Bedri-Ramush e ata që ju shkojnë pas… që s’e njohin e s’e pranojnë dot votën e votuesit kosovar e s’e imagjinojnë dot të qenit në opozitë” , shkruan Dosti. Ai kritikon edhe veprimet e fundit të opozitës në Kuvend, duke përmendur përplasjet fizike, gjuajtjet me vezë dhe letra, si dhe deklaratat e disa deputetëve.
Në këtë kontekst, ai përmend edhe deputetë të PDK-së dhe AAK-së, duke i akuzuar se po veprojnë si “grup rebel” brenda Kuvendit. Dosti shprehet kritik edhe ndaj qëndrimeve të opozitës për Listën Serbe dhe dialogun me Serbinë. Sipas tij, disa prej këtyre forcave politike kanë deklaruar se problemin kryesor e kanë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin, e jo me Listën Serbe.
Në shkrim ai rikthen edhe çështje të së kaluarës politike, duke përmendur Gjykatën Speciale, dialogun Kosovë-Serbi dhe pretendimet për diskutime rreth ndryshimit të kufijve. Ai kritikon gjithashtu marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, duke ia atribuar përgjegjësinë Ramush Haradinajt. Një pjesë e veçantë e reagimit i kushtohet zhvillimeve në veri të Kosovës.
Dosti akuzon PDK-në dhe AAK-në se nuk kanë reaguar mjaftueshëm, sipas tij, ndaj çështjeve si sulmi terrorist në Banjskë, Ura e Ibrit, Manastiri i Deçanit dhe deklaratat e zyrtarëve serbë. Ai kritikon edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për qëndrimet e tij ndaj Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shprehet i shqetësuar për deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq lidhur me lumin Ibër.
Në fund, Dosti pretendon se opozita po e pengon funksionimin e institucioneve të Kosovës. “Ja pra këta janë ata, oj Kosovë, që nuk duan as të konstituohet parlamenti, as të krijohet qeveria, as të zgjidhet presidenti e as të shkojë përpara Kosova”, shkruan ai.
Reagimi i plotë: Jane pikerisht keta qe ne emer te luftes, te UCK e te flamurit te saj…per vite me radhe e vodhen dhe e grabiten Kosoven e popullin e saj duke e lene ate me te varferin ne Europe. Jane pikerisht keta qe sot ngasin makina lluksoze, jetojne ne Marigona Hills e vila perrallore e jane pronare biznesesh madje edhe bashkepronare me biznesmene serbe.
Jane keta Pdk – Aak dhe Bedri – Ramush e ata qe ju shkojne pas …qe se njohin e se pranojne dot voten e votuesit kosovar e se imagjinojne dot te qenit ne Opozite sepse jane mesuar te jene jete e mot ne pushtet por edhe e dijne fort mire se c’ i pret kur bien nga pushteti.
Jane po keta oj Kosove qe po te lodhin, po te pengojne, sabotojne e vene gure nen rrota e duke te cuar pa bereqet ne zgjedhje pas zgjedhjesh sepse atyre nuk ju ju interesojne zgjidhjet por vec kaosi e zgjedhjet edhe pse e dijne se jane humbes dhe pse… Jane po keta qe me cubin – Lushtaku ne krye ju thyejne gota kokes kundershtareve te tyre politik madje edhe i kercenojne me jete.
Jane po keta qe deklarojne publikisht se …s’ kena pune hic me Listen Serbe…problemin e kemi me Lvv e Kurtin. Jane po keta qe e krijuan dhe e votuan dje Gjykaten Speciale e sot ankohen se po ju ha koken… Jane po keta qe dje me Thacin e Batonin ne krye benin pazaret e pista me Vucicin , Macronin e Ramen per ndarjen e territoreve te Kosoves. Jane po keta qe me ” trimin”
Ramush ne balle i falnin Malit te Zi tokat e trojet e Kosoves. Jane po keto femra debile e shtazarake e fatkeqesisht edhe deputete te Kosoves qe per turpin tend ti shkon e i voton o popull ….Gania, Bytyci, Citaku , Timja etj qe te instruktuara mire nga Hamza e Ramushi sot kane mare rolin e ” grupit rrebel ” e po e kallin kuvendin …duke gjuajtur me veze, me topa letrash , duke u perleshur fizikisht e deri duke kercenuar edhe me lufte (???) Wauuuu !
Jane po keta qe me mburrje deklarojne se me pare e me mire merremi vesh me Listen serbe e Radojcicin se sa me Lvv e Kurtin . Jane po keta qe turpshem heshten per sulmin terrorist te Banjskes . Jane po keta qe se fundmi nuk thane asnje fjale per Uren e Ibrit e Manastirin e Decanit mbi te cilat tashme mori pergjegjesine qeveria e shteti i Kosoves .
Asnje fjale prej tyre edhe per kercenimet publike ndaj Kosoves prej zyrtareve te larte serbe duke filluar qe nga Vucici, Dacici, Gjurici e deri tek ministrja fashiste Paunovici. Asnje fjale prej tyre per qendrimet e vazhdueshme anti Kosove e pro serbe te kryeministrit te Shqiperise – Ramovicit .
Asnje fjale e asnje qendrim prej tyre per krimin e rende qe ka ndermend te beje Vucici duke kercenuar per devijim te rrjedhes se lumit Iber. Ja pra keta jane ATA oj Kosove qe nuk duan as te konstituoet parlamenti, as te krijohet qeveria , as te zgjidhet presidenti e as te shkoje perpara Kosova…
Dhe jo pa qellim e jo krejt rastesisht joooo …pasi i kane bere duart pis e zhul ndaj teje e tash duhet te pergjigjen oj Kosove e ti o popull i saj. Dhe te mos genjeje mendja njeri se Hamzave e Ramusheve …Timeve e Ganave po ju dhimbseni ju or jooo .
