Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmë në Surkish të Podujevës, ku humbën jetën dy vëllezër. Bulliqi me këtë rast i shprehu ngushëllime familjes Matarova nga Dumnica. Ai tha se lajmin e pranoi me dhimbje të madhe. ““Me dhimbje të madhe mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve, Bujar dhe Hajdar Matarova.
Në këto momente të rënda u shpreh ngushëllime familjes Matarova, miqve dhe të afërmve. U prehshin në paqe dhe qofshin të parajsës!”, ka shkruar Bulliqi. Hajdar dhe Bujar Matarova do të varrosen sot në varrezat e fshatit Dumnicë. Ceremonia mortore do të mbahet me fillim nga ora .
