Pa marrëveshje mes partive, Kuvendi mbetet i bllokuar

0%

Ngërçi politik në Kosovë po vazhdon, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje për tejkalimin e bllokadës institucionale. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar partitë politike në një takim për të martën, me qëllim të diskutimit për situatën e krijuar dhe gjetjen e një zgjidhjeje.

Mirëpo, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e kanë refuzuar ftesën për takim, ndërsa kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se pranon të takohet vetëm me Albin Kurtin dhe jo me Albulena Haxhiun. Në mungesë të një dakordimi politik, Kuvendi vazhdon të jetë i bllokuar, ndërsa zgjedhja e presidentit mbetet një prej çështjeve kryesore që duhet të zgjidhet për tejkalimin e ngërçit.

Mbetet të shihet nëse partitë politike do të arrijnë të gjejnë një kompromis për të zhbllokuar institucionet dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjes së presidentit. Pas Aleancës, edhe PDK-ja refuzon takimin e thirrur nga Haxhiu Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com