Katër rregulla të reja që do ta ndryshojnë Ligën Premier këtë sezon

0%

Sezoni i ri i Ligës Premier nis këtë javë me përballjen mes Arsenalit dhe Coventryt, ndërsa organizatorët kanë konfirmuar katër ndryshime të rëndësishme në rregullore. Një prej risive kryesore është heqja e pauzave për hidratim, ndërsa ndryshime do të ketë edhe në trajtimin e lojtarëve të lënduar, rivëniet e lojës, zëvendësimet dhe përdorimin e VAR-it.

Sipas rregullit të ri, një lojtar që merr trajtim mjekësor në fushë do të duhet të qëndrojë jashtë terrenit për të paktën një minutë para se të rikthehet. Synimi është të reduktohen simulimet dhe humbja e panevojshme e kohës. Gjyqtarët do të aplikojnë gjithashtu një numërim prej pesë sekondash kur një ekip vonon rivënien e lojës.

Nëse afati tejkalohet gjatë një rivënieje anësore, topi do t’i kalojë kundërshtarit, ndërsa në rast të vonesës së goditjes nga porta, kundërshtari do të fitojë goditje nga këndi. Ndryshim do të ketë edhe te zëvendësimet. Lojtari që largohet nga fusha duhet ta bëjë këtë brenda 10 sekondash.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse vonohet, zëvendësuesi do të detyrohet të presë deri në ndërprerjen e ardhshme, pasi të ketë kaluar një minutë. Risi e rëndësishme është edhe zgjerimi i rolit të VAR-it. Teknologjia do të mund të ndërhyjë në rastet kur një lojtar merr kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja.

Megjithatë, VAR-i do ta kontrollojë vendimin vetëm pasi gjyqtari ta ketë dhënë kartonin e dytë të verdhë dhe jo për të përcaktuar nëse një ndërhyrje duhej të ndëshkohej fillimisht me të verdhë. Ndryshimet do të hyjnë në fuqi gjatë sezonit të ri, me synimin për të reduktuar humbjen e kohës dhe për ta bërë lojën më të rrjedhshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com