61 shoferë të gjobitur për një javë nga policët me motoçikleta në

0%

Njësia e Motoçikletave në kuadër të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka shqiptuar 61 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë javës së kaluar (.2026). Sipas njoftimit të Policisë më , kjo njësi vepron në tërë territorin e rajonit të Ferizajt, duke përfshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit.

Nga 61 gjobat e shqiptuara, 12 kanë qenë për mosrespektim të shenjave të trafikut, tetë për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa shtatë për mosmbajtje të distancës së sigurisë. Pesë gjoba janë shqiptuar ndaj shoferëve të kamionëve për shkelje të rregullave të peshores, ndërsa 29 të tjera për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit. Sipas Policisë, aktivitetet e Njësisë së Motoçikletave po zhvillohen me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo