Abdixhiku refuzon takimin me Haxhiun: “Takohemi vetëm me Kurtin”

0%

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Abdixhiku ka thënë se Haxhiu është deputete dhe se LDK-ja nuk do të zhvillojë takim me të në këtë format.

Sipas tij, për çështjet politike dhe tejkalimin e ngërçit institucional, LDK-ja është e gatshme të takohet vetëm me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Refuzimi i ftesës vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e presidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com