Dy vëllezërit viktima të aksidentit në Surkish të Podujevës

0%

Dy vëllezër humbën jetën si pasojë e një aksidenti të dielën mbrëma. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Surkish të Podujevës. Për rastin janë deklaruar për median edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës përmes zëdhënëses Kaltrina Shala. “Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë lidhur me personat të cilët kanë humbur jetën në një aksident në Podujevë H.M dhe B.M”, d eklaroi ajo.

Media mëson se bëhet fjalë për H.Matarovën dhe B.Matarovën. Një person lidhur me rastin është ndaluar për 48 orë.

Burimi: Bota Sot