Shiu ndihmon në luftimin e zjarrit më të madh pyjor të regjistruar

0%

Shirat që përfshinë Belgjikën lindore të hënën në mëngjes u kanë dhënë ndihmë zjarrfikësve në përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin më të madh pyjor të regjistruar ndonjëherë në vend, i cili kishte kërcënuar të përhapej deri pranë kufirit me Gjermaninë. Zjarri ka përfshirë zonën e High Fens, një rezervat natyror në lindje të Belgjikës, ku flakët kanë qenë aktive që nga e premtja.

Agjencia meteorologjike belge IRM kishte parashikuar reshje prej 5 deri në 9 milimetra shi, ndërsa temperaturat pritej të binin në rreth 20 gradë Celsius, pas një vale të të nxehtit që çoi temperaturat në disa pjesë të vendit deri në 37 gradë. “Kjo do të ndryshojë gjithçka.

Përveç ujit që do të sjellë shiu, do të ketë edhe një rritje të nivelit të lagështisë”, deklaroi kapiteni i zjarrfikësve Olivier Guist për RTBF. Evropa është përballur këtë verë me një valë të gjerë zjarresh pyjore, të nxitura nga temperaturat e larta dhe thatësira e zgjatur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas të dhënave të Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, rreth 576 mijë hektarë janë djegur deri tani këtë vit në Evropë. Gjatë fundjavës, një çift i moshuar humbi jetën nga zjarret në ishullin grek të Salaminës, ndërsa rreth 500 persona u evakuuan me traget.

Në Spanjë, një zjarr në Aragon shkatërroi rreth 16 mijë e 600 hektarë tokë, ndërsa në qytetin turistik të Omishit në Kroaci rreth 1 mijë persona u detyruan të largoheshin nga zona. Pavarësisht uljes së temperaturave në Belgjikë, pjesë të mëdha të Evropës perëndimore, jugore dhe qendrore vazhdojnë të mbeten nën rrezik të lartë nga zjarret. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com