Aktorja e njohur e Hollywoodit, Hayden Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, ka vdekur në moshën 36-vjeçare, ndërsa policia ka thënë se “nuk ka shenja të ndonjë vepre kriminale”. Hetuesit konfirmuan për Daily Mail se pasditen e djeshme iu përgjigjën një telefonate në numrin 911 nga një “e njohur” e Panettiere, e cila e përshkroi aktoren si “pa reagim”.
Policët dhe ekipet e emergjencës shkuan në një kompleks apartamentesh në Greenville, Karolina e Jugut, ku tentuan ta shpëtonin jetën e Panettiere, por ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Policia dhe zyra lokale e mjekut ligjor po hetojnë vdekjen, por kanë deklaruar se “hetimi paraprak nuk ka evidentuar shenja të ndonjë vepre kriminale apo rrethana të dyshimta”.
Hayden Panettiere Aktorja dhe i dashuri i saj me ndërprerje, agjenti i pasurive të paluajtshme Brian Hickerson, thuhet se kishin udhëtuar nga Los Angelesi drejt Karolinës së Jugut, vendlindja e tij, vetëm një ditë para vdekjes së saj. Panettiere kishte një vajzë 11-vjeçare, Kaya, pas një lindjeje që i rrezikoi jetën.
Më vonë, kujdestarinë e plotë të vajzës ia dha ish-i fejuari i saj, boksieri ukrainas Wladimir Klitschko. Aktorja 36-vjeçare nisi të merrej me aktrim që në fëmijëri, duke u shfaqur fillimisht në telenovela.
Ajo fitoi njohje më të gjerë me rolin në filmin sportiv të vitit 2000, “Remember the Titans”, ku luajti përkrah Denzel Washingtonit, si dhe si zëri i personazhit Dot në filmin e Pixar të vitit 1998, “A Bug’s Life”.
Panettiere u bë më pas e famshme me rolin e nxitëses së tifozëve, Claire Bennet, në serialin superhero “Heroes”, përpara se të luante këngëtaren e muzikës country, Juliette Barnes, për gjashtë sezone në serialin “Nashville”. Hayden Panettiere Për rolin në “Nashville”, ajo u nominua dy herë për çmimin Golden Globe në kategorinë e aktores më të mirë dytësore.
Ndërkohë, karriera e saj muzikore solli 11 këngë në listën amerikane Billboard Hot Country Songs. Ndër filmat ku Panettiere ka luajtur janë “Bring It On: All or Nothing” i vitit 2006, komedia-dramë “Raising Helen”, si dhe filmat “Scream 4” dhe “Scream VI”, ku interpretoi personazhin Kirby Reed. Hayden Panettiere
