Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Qeverisë në detyrë, lidhur me emërimet dhe formimin e komisioneve në mbledhjen e fundit të ekzekutivit. Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media, ka akuzuar Qeverinë në detyrë se po merr vendime jashtëligjshme. “Këto vendime të jashtëligjshme duhet të anulohen menjëherë.
Ndërsa këta anëtarë të komisioneve që marrin pjesë në një procedurë të jashtëligjshme duhet të kenë shumë kujdes, sepse Aleanca këtë çështje do ta ngrejë në prokurorinë përgjegjëse, duke e trajtuar këtë temë përmes një kallëzimi penal”, tha Tahiri.
Ai kërkoi anulimin e menjëhershëm të vendimeve të marra, duke paralajmëruar se përgjegjësia mund të kërkohet edhe për anëtarët e komisioneve që marrin pjesë në këto procedura. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
