Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për aksidentin e rëndë në fshatin Surkish të Podujevës, ku pas përplasjes së një Volkswagen Golf me një BMW humbën jetën dy persona, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar. Siç mëson Sinjali, viktima të këtij aksidenti tragjik janë vëllezërit Hajdar dhe Bujar Matarova , nga fshati Dumnicë e Podujevës.
Përplasja ka rezultuar fatale për shoferin dhe pasagjerin që ndodheshin në Golf, të dy nga fshati Dumnicë e Podujevës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka autorizuar Njësinë e Hetimeve të Trafikut që të merret me zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka tërhequr trupat e pajetë, të cilët janë dërguar për obduksion.
Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar dhe mbetet objekt i hetimeve. Tragjedi në Podujevë: Dy të vdekur pas përplasjes së Golfit me BMW-në – njëri shofer ndalohet për 48 orë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
