Një zyrtar policor ka mbetur i lënduar rëndë pasi është goditur me veturë në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Zyrtari policor i cili ishte duke rregulluar trafikun është goditur nga një veturë, e cila ishte me shpejtësi të madhe. E njëjta sipas Policisë, kishte goditur edhe katër vetura të tjera dhe ka lënë të lënduar edhe pesë persona të tjerë.
Drejtuesi i veturës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje. Aksidenti ka ndodhur të dielën, më , rreth orës .
Burimi:
Kallxo
