Interesim serioz nga Barcelona për yllin suedez të Arsenalit

0%

Barcelona po përgatitet të bëjë një lëvizje të madhe në merkato, pasi klubi katalanas ka kthyer vëmendjen te sulmuesi suedez i Arsenalit, Viktor Gyokeres. Sipas gazetarit Jose Alvarez nga “El Chiringuito”, Barcelona pritet të nisë së shpejti kontaktet për të mësuar kushtet e mundshme të transferimit të 28-vjeçarit.

Gyokeres shihet si një nga alternativat kryesore për përforcimin e repartit ofensiv, në një kohë kur katalanasit po punojnë për ristrukturimin e skuadrës dhe kërkojnë një numër 9 të nivelit të lartë.

Largimi i Ferran Torres drejt Paris Saint-Germain pritet t’i krijojë Barcelonës hapësirë të re në skuadër dhe në masën e pagave, duke e bërë më të lehtë një operacion të mundshëm për sulmuesin suedez. Megjithatë, përpara se të paraqesë një ofertë zyrtare, Barcelona pritet të analizojë me kujdes koston financiare të transferimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hapi i parë do të jetë kontakti me rrethin e Gyokeres për të kuptuar kërkesat e tij financiare dhe kushtet e mundshme të marrëveshjes. Gyokeres ka qenë ndër sulmuesit më të kërkuar në futbollin evropian, veçanërisht pas paraqitjeve të tij në Portugali. Megjithatë, sezoni i kaluar me Arsenalin nuk ishte në të njëjtin nivel, me suedezin që regjistroi 21 gola dhe tri asistime në 55 paraqitje.

Në ditët në vijim pritet të qartësohet nëse interesimi i Barcelonës do të kalojë në hapa konkretë dhe nëse klubi katalanas do të nisë negociatat me Arsenalin për transferimin e sulmuesit suedez. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com