Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për tentim të sulmit seksual. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës , ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka tentuar ta sulmojë seksualisht një viktimë femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga organet kompetente.
Burimi:
Telegrafi
