Sot zhvillohet protesta e 79-të e qytetarëve, të cilët pritet të mblidhen sërish në shesh, në vijim të protestave të përditshme kundër qeverisë. Protestuesit kërkojnë ndryshimin e klasës politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, së bashku me qeverinë e tij. Një tjetër kërkesë e tyre është krijimi i një qeverie teknike, me qëllim organizimin e zgjedhjeve të reja.
Në listën e kërkesave të protestuesve është edhe anulimi i disa ligjeve, mes tyre ligji për investimet strategjike. Qytetarët akuzojnë kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij për korrupsion dhe kërkojnë ndryshime politike. Ndërkohë, për tre ditë me radhë, më 14, 15 dhe 16 gusht, sheshi u mbush me qytetarë.
Pjesëmarrja ka qenë veçanërisht e lartë edhe për shkak të ardhjes së qytetarëve nga diaspora, të cilët iu bashkuan protestave gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.
