Vdes një punëtor i KEK-ut pas aksidentit në vendin e punës

0%

Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për të cilin mbrëmë, më , u raportua se është lënduar, ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës. KEK-u ka njoftuar se viktima është Haxhi Gojnovci, i cili ka vdekur më , rreth orës .

Sipas njoftimit të KEK-ut të datës , Gojnovci, i lindur më në Lismir të Fushë Kosovës, ishte i punësuar në KEK dhe mbante pozitën “Teknik i Xehtarisë” në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit. Aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur ai ishte duke kryer detyrat e tij të punës.

“Gjatë kryerjes së detyrave të punës dhe derisa po lëvizte në zonën e ekskavatorit, i ndjeri ka pësuar një aksident të rëndë, i cili fatkeqësisht ka rezultuar me humbjen e jetës së tij”- thuhet në njoftimin e KEK-ut. Korporata Energjetike e Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe nëse rasti është duke u hetuar nga organet kompetente nuk janë bërë të ditura në njoftimin e KEK-ut. Pas lëndimeve të rënda trupore, me , kishte vdekur edhe Milazim Binaku, punëtor në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

“Gjatë kryerjes së detyrave të punës, më datë , në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj, i ndjeri pësoi lëndime të rënda trupore. Pas trajtimit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, fatkeqësisht nuk arriti t’u përballojë lëndimeve të marra” – thuhej në njoftimin e KEK-ut.

Binaku ishte punonjës i KEK-ut, që nga viti 1990 dhe ishte i sistemuar në vendin e punës “Axhustator” në Fabrikën e Pajimeve Xehtare “Kosovamont”, në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ). Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) kishte njoftuar edhe në shkurt 2026 se një punëtor kishte vdekur në vendin e punës, pas një incidenti të rëndë.

Burimi: Kallxo