Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 31-vjeçar në fshatin Nerodime e Poshtme të Ferizajt, nën dyshimin se ka kanosur fqinjin. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , pasi është pranuar një informatë për kanosje.
Sipas informatave fillestare, i dyshuari, i cili është fqinj i ankuesit, dyshohet se kishte dalë në oborrin e tij dhe ishte afruar te dera e oborrit të ankuesit, ku e kishte kanosur atë me fjalë kërcënuese. Njësia patrulluese, e mbështetur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur të dyshuarin M.M., 31 vjeç.
Ai është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj. Gjatë veprimeve policore është kontaktuar edhe S.M., 55 vjeç, i cili, sipas Policisë, ka deklaruar se posedonte një armë të gjatë gjysmëautomatike, pa fishekë. Arma është dorëzuar në Polici dhe është konfiskuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë dhe mbikëqyrësi i ndërrimit, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, M.M. është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”.
Ndërkaq, S.M., 55 vjeç, është liruar në procedurë të rregullt, nën dyshimin për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
