Shpërndaje në: 1.76 euro do të shitet në 24-orët e ardhshme litri i naftës në Kosovë. Sipas çmimeve maksimale të lejuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i benzinës do të jetë 1.50 euro për litër, ndërkaq gazi 0.62 euro për litër.
Krahasuar me të shtunën, çmimi i naftës dhe i gazit janë rritur për nga një cent, ndërkaq i benzinës ka mbetur i njëjtë. Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro.
Prej arritjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare kishte shënuar rënie. Megjithatë, situata ndryshoi sërish pas rikthimit të sulmeve dhe mbylljes së sërishme të Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.
