Çmimet e naftës mbeten të pandryshuara – dizeli 1.76€, benzina 1.50€

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal për një litër naftë (dizel) është përcaktuar në 1.76 euro, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.50 euro për litër. Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për gazin është 0.62 euro për litër.

Këto çmime vlejnë për ditën e diel dhe të hënën, ndërsa sipas njoftimit, kanë hyrë në fuqi nga ora . MINT ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve lidhur me çmimet mund të adresohen te organet përkatëse të ministrisë. Këto çmime për ditën e sotme kanë qenë të njejta edhe gjatë ditës së djeshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com