E kanosi fqinjin, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj

0%

Një 31-vjeçar është arrestuar në fshatin Nerodime e Poshtme të Ferizajt, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë kërcënuese fqinjin e tij. Rasti është raportuar të dielën rreth orës , ndërsa njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar të dyshuarin M.M., i cili është shoqëruar në stacionin policor.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka kontaktuar edhe një 55-vjeçar, S.M., i cili ka deklaruar se posedonte një armë të gjatë gjysmëautomatike, pa fishekë. Arma është dorëzuar dhe konfiskuar nga policia. “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari M.M. është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”.

Ndërsa, S.M., 55 vjeç, është liruar në procedurë të rregullt, nën dyshimin për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës””, thotë PK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot