Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Shëngjin-Lezhë, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre dy fëmijë. Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, janë jashtë rrezikut për jetën. Për trajtim të mëtejshëm, ata janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
Bota Sot
