QMK: Katër zjarre aktive, tre janë nën kontroll

0%

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 25 zjarre, nga të cilat 4 janë aktive, 3 janë nën kontroll dhe 18 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

“Zjarre aktive ka në afërsi të fshatrave Morane – Vrtekica – Ramni Gaber në komunën e Studeniçanit, ku digjet pyll i përzier, dhe në afërsi të Vidushit, Dragov Dol dhe Lokvicës në komunën e Makedonski Brodit, ku është djegur bimësi e ulët, pyll me rritje të ulët dhe shkurre.

Një zjarr aktiv ka edhe në komunat e Velesit dhe Zelenikovës, në zonën e fshatit Slp, i cili po përhapet drejt fshatrave Karabunjiste Dobrino dhe Tisovicë, si dhe në komunat Jegunovcë dhe Saraj, pranë fshatrave Kopancë dhe Tudencë, i cili po përhapet drejt Bojanës”, njoftojnë nga QMK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më tej theksojnë se zjarret nën kontroll janë pranë fshatrave Aldanci, Norovo dhe pranë Borinos dhe Zhitosës në komunën e Krushevës dhe në deponinë në Kratovë

Burimi: Telegrafi