Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se një person është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”, ndërsa gjatë intervenimit policor është konfiskuar edhe një armë zjarri. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në fshatin Nerodime e Poshtme, pas një informate për kanosje.
I dyshuari, fqinj i ankuesit, dyshohet se kishte dalë në oborrin e tij dhe ishte afruar te dera e oborrit të ankuesit, ku e kishte kanosur me fjalë kërcënuese. Njësia patrulluese, e mbështetur nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, ka reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin M.M., 31 vjeç.
Gjatë veprimeve policore, S.M., 55 vjeç, ka deklaruar se posedonte një armë të gjatë gjysmëautomatike, pa fishekë. Arma është dorëzuar në polici dhe është konfiskuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë, së bashku me mbikëqyrësin e ndërrimit, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari M.M. është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”. Ndërsa, S.M. është liruar në procedurë të rregullt, nën dyshimin për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
