Ekskluzive | I qëlloi me armë punëtorëve të KRU “Mitrovica” dhe i

0%

Pas më shumë se dy javësh në kërkim, është vetëdorëzuar në Polici 41-vjeçari i dyshuar se shtiu me armë në drejtim të tre punëtorëve të KRU “Mitrovica” dhe më pas i kërcënoi me vrasje, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është Fitim Shabani , 41 vjeçar, i cili është vetëdorëzuar më 15 gusht, rreth orës .

Rasti kishte ndodhur më 29 korrik, rreth orës , në rrugën “Islam Shabani” në fshatin Pantinë të Vushtrrisë. Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, tre punëtorë të KRU “Mitrovica” – Sali Hetemi , 50 vjeçar, Fatlum Bajrami , 35 vjeçar dhe Faik Shabani , 61 vjeçar – kishin shkuar në lokacion për ta shkyçur të dyshuarin nga rrjeti i ujësjellësit.

Pikërisht aty dyshohet se situata kishte eskaluar. Sipas deklarimeve të punëtorëve, Shabani kishte nxjerrë një armë të shkurtër, ua kishte drejtuar atyre dhe, nën kërcënim, kishte kërkuar që t’ia rilidhnin ujin. Kur punëtorët kishin refuzuar ta bënin këtë, i dyshuari dyshohet se e kishte ngritur armën dhe kishte shtënë në drejtim të automjetit ku ndodheshin të tre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas të shtënës, sipas të dhënave të rastit, Shabani dyshohet se kishte marrë gëzhojën dhe ishte futur në oborrin e tij. Pak çaste më vonë kishte dalë sërish dhe dyshohet se i kishte kërcënuar tre punëtorët me fjalët se, nëse e lajmëronin Policinë, do t’i vriste të tre.

Rasti kishte mobilizuar menjëherë njësitet policore, përfshirë edhe NJRSH-në, ndërsa në zonë ishte krijuar e ashtuquajtura “unazë e çeliktë” për kapjen e të dyshuarit. Kontrolli i atëhershëm në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij nuk kishte rezultuar me gjetjen e ndonjë sendi të dyshimtë, ndërsa Shabani ishte shpallur në kërkim.

Më 15 gusht, pas mbi dy javësh, ai është vetëdorëzuar në Polici. Pas dorëzimit, njësitet policore kanë kryer një tjetër bastisje në lokacionin e tij në Pantinë, ku kësaj radhe kanë gjetur dhe sekuestruar armën që dyshohet se është përdorur në incident, një gëzhojë dhe tre fishekë me gaz. Shabani është intervistuar dhe, pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, është ndaluar për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprat penale “Kanosje”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com