Kohë e pa kohë, kohë e vështirë, me të sëmurë e të shëndoshë në të njëjtin frymim. Shoqëri e tronditur, e lodhur deri në palcë, e habitur, e çoroditur në këtë ndryshim. “Gur mbi gur bëhet kalaja”, thonë njerëzit me zë, por sot po qeshim edhe kur s’ka asgjë për të qeshë. Të mirat materiale na kanë marrë përpjetë, ndërsa vlerat po bien ngadalë në heshtje.
Fukarallëk e të këqija, si me i harru krejt, e jeta po ecën pa drejtim e pa rrugë të drejtë. Fjala po humb peshë, mendimi po tretet, e njeriu me njeriun gjithnjë po ndeshet. Haj e vaj, medet për këtë kohë që kemi, ku shumë flitet, por pak të vërteta gjejmë. Xh.H
