PDK-ja para Qeverisë, ka një thirrje për Kurtin

0%

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së dhe deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me ngërçin institucional në vend. Përmes një postimi, Çitaku ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të vijë në Kuvend dhe të kontribuojë në zhbllokimin e institucioneve. “Edhe sot jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues.

Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua politike! ”, ka shkruar Çitaku.

Burimi: Bota Sot