Temperatura deri në 35 gradë Celsius në Shqipëri

0%

Ditën e hënë Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Vranësira të pakta e hera-herës deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës e pasdite. Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në jug.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. /Tch

Burimi: Telegrafi