Aksident i rëndë trafiku në Surkish të Podujevës, viktimat janë dy

0%

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Surkish të Podujevës. Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksidenti është me fatalitet. “Një aksident me dy veturave ka ndodhur në Surkish të Podujevës, dy persona kanë humbur jetën”, njofton policia. Njësitet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ndërkohë në mediat lokalë në Podujevë raportohet se: Mbrëmjen e së dielës, Podujeva u trondit nga një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale. Sipas informacioneve të para, dy personat që humbën jetën në këtë tragjedi dyshohet se janë vëllezër. Ngjarja ka shkaktuar pikëllim të madh te familjarët, miqtë dhe qytetarët e Podujevës.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura plotësisht

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot