4 mijë e 151 shërbime u dhanë në Klinikën e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve përgjatë gjashtë muajve. Nga to, 927 qenë logopedike e të tjerat psikiatrike, psikologjike e mbështetje sociale edukative.
Por, ky numër është dyfishuar krahas vitit paraprak “Marrë në përgjithësi numrin e shërbimeve me vitet e kaluara, kërkesat për shërbime janë rrit, faktorët janë ndër më të ndryshëm, mënyra e jetesës, stresi, ekspozimi në rrjetet sociale të gjitha këto kanë efekte të cila reflektohen të fëmijët”, ka deklaruar Ahmeti – Pronaj.
Doktoresha bëri të ditur se cilat janë rastet më të shpeshta që trajtohen këtu. “Kryesisht rastet të cilat po kërkojnë ndihmë në aspektin e diagnostifikimit apo vlerësimit janë raste e fëmijëve me probleme në zhvillimin neurozhvillimore, vonesa e autizmit tani që është në rritje e sipër poashtu grup mosha e adoleshencës ka një tendencë rritje për patologji të ndryshme nga vetëlëndimet, abuzimet me substanca narkotike, vepra kriminale e ç’rregullime të sjelljes”, ka theksuar ajo.
Pikërisht për qasjen institucionale ndaj shëndetit mendor të fëmijëve kritika ka Bind Skeja nga Qendra për Informim dhe Përmirësim.
“SHSKUK nuk i siguron kushtet e duhura për trajtimin e fëmijëve aty e gjithashtu edhe mbështetja e stafit ne e dijm se ata nuk kanë as mjaftueshëm lodra për fëmijë prandaj është dasht që ne në bashkëpunim me aktivistët tjerë e kemi mbështetë klinikën e Psikiatrisë për me ia siguru ato”. Skeja tha se kanë përgatitur një raport me gjetje pikërisht për këtë Klinikë.
“Me foksu veçanërisht në shërbimet e fëmijëve ku kemi një gjetje që aty SHSKUK psh nuk e paguan internetin, stafin e paguajnë vetë pikërisht për këto është shumë e çuditshme për ne që QKUK del e thotë që japin kujdes të shëndetit mendor të fëmijëve kur as minimumin e mbështetjes nuk e ofrojnë dhe të mos harrojmë që SHKSUK e ka ulë buxhetin për shëndetin mendor të fëmijëve” , ka deklaruar ai.
Ndërkohë mos investimi nga institucionet përgjegjëse sipas QIPS ndikon edhe tek prindërit të cilët më pas drejtohen edhe në sektorin privat për shërbime psikiatrike e psikologjike.
